Nga aksidenti në Fushë-Kosovë, motoçiklisti dërgohet në QKUK
Kronika
March 12, 2026 - 17:57
Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Rasti është konfirmuar nga komandanti i Trafikut Rajonal të Policisë, Sylejman Halili.
Halili deklaroi se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim.
“Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete. Motoçiklisti është dërguar për trajtim në QKUK dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai.
Ndryshe ky është aksidenti i dytë brenda pak momentesh në Fushë-Kosovë, ku të përfshirë ishin vetura dhe motoçiklisti.
Sot, edhe një aksident u shënua në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”, ku dyshohet se janë lënduar së paku dy persona. /klankosova