Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë
Foto: Laura Hasani

Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë

Kronika March 12, 2026 - 09:47

Një rast i përdorimit të mjetit të rrezikshëm është raportuar në fshatin Sfeqël të Podujevës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:21.

”Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar.