Shpërndau materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, arrestohet turku në Lipjan
Kronika
March 12, 2026 - 09:10
Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Lipjan me datë 11.03.2026.
Sipas Policisë, ai dyshohet se në rrjete sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
“Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri