Policia jep detaje se ku u gjet i vdekur Alush Kastrati, ishte zhdukur nga 7 marsi
Kronika
March 11, 2026 - 18:12
Alush Kastrati, u gjet sot i vdekur pas disa ditësh kërkimi.
80-vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit, ishte shpallur i zhdukur nga 7 marsi.
Për gjetjen e tij, policia ka dhënë detaje përmes një komunikate për media.
Trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur disa kilometra larg fshatit Zatriq.
“Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.