Këta janë të arrestuarit në aksionin kundër fajdeve në Prizren

Këta janë të arrestuarit në aksionin kundër fajdeve në Prizren

Kronika March 11, 2026 - 16:53

Tre persona nga e njëjta familje janë arrestuar në aksionin e sotëm kundër fajdeve në Prizren.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet se në prangat e policisë ranë: Eduard dhe Anton Kaçinari, dyshohen për “fajde dhe detyrim”, derisa Robert Kaçinari për “armëmbajtje pa leje”.
Derisa policia ka publikuar edhe pamje nga operacioni i arrestimit.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilave është rreth 1 milion euro.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.