Voziti 124 km/h në zonë 40 km/h, gjobitet me 400 euro shoferi në Prishtinë
Kronika
March 07, 2026 - 20:12
Policia në Prishtinë ka identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 124 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Për këtë shkelje ndaj të njëjtit janë shqiptuar masat: gjobë 400 euro, 4 pikë negative, dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 9 muaj.
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.