Nis një operacion kërkim-shpëtimi në Bjeshkët e Sharrit
Kronika
March 07, 2026 - 14:04
Shërbimi i KërkimëShpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit.
Përmes një njoftimi të shkurtër, ky shërbim bëri të ditur se ekipet e tij ndodhen aktualisht në terren, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen më vonë.
“ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit. Për informata tjera, ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Zëri