Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Gjakovë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përmes Stacionit Policor dhe Sektorit të Hetimeve, po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosje” dhe “Sulm”.
Ngjarja ka ndodhur më 12 tetor 2025 në një qendër tregtare në Gjakovë, ndërsa, pavarësisht hetimeve të deritanishme, identiteti i të dyshuarit ende nuk është zbuluar.
Policia fton çdo qytetar që disponon informacione relevante ose e njeh personin që shihet në fotografi, të kontaktojë menjëherë:
Përmes numrit emergjent 192
Në stacionin policor më të afërt
Ose përmes e-mailit zyrtar [email protected].
Autoritetet sigurojnë se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe sipas legjislacionit në fuqi.
