Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe një burrë të kërkuar ndërkombëtarisht

Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe një burrë të kërkuar ndërkombëtarisht

Kronika February 27, 2026 - 23:11

Policia e Kosovës, të enjten e 26 shkurtit ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar M.Q nga Italia për në Kosovë. I njëjti ishte arrestuar nga autoritete italiane pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet kosovare për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së sotme është realizuar ekstradimi nga Gjermania për në Kosovë e shtetases nga Shqipëria V.L pasi që e njëjta kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për shkak të veprës penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

E dyshuara pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe të dy shteteve përkatëse, atyre Italiane dhe Gjermane.