Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes
Kronika
February 26, 2026 - 08:38
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pacient i Entit Special në Shtime është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e këtij qyteti.
Rasti është raportuar me datë 25.02.2026 rreth orës 19:23.
Sipas PK-së, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri