Përplasje mes dy veturave në Istog, dy të lënduar
Kronika
February 21, 2026 - 15:08
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Istog.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar sot rreth orës 13:25 në Istog.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ku janë përfshirë dy vetura.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKMF-Istog, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Sot rreth orës 13:25, Policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKMF-Istog për trajtim mjekësor”, tha Rugova. /Zëri