Vdes gruaja që u aksidentua dje në autostradën “Ibrahim Rugova”
Foto: Laura Hasani

Vdes gruaja që u aksidentua dje në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika February 18, 2026 - 09:14

Ka humbur jetën një grua gjatë ditës së martë, ku bashkë me dy persona të tjerë u vetaksidentuan në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:30, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

"Autostrada ‘Ibrahim Rugova’, Prizren /17.02.2026-14:30. Raportohet për një vetaksident trafiku me drejtues të veturës mashkull kosovar. Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës, i cili mbetet në trajtim mjekësor, si dhe dy pasagjerët kosovarë, ku si pasojë e plagëve ka vdekur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri