Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet një veturë
Kronika
February 01, 2026 - 13:27
Rruga Pejë–Kuqishtë vazhdon të paraqesë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, për shkak të rënieve të shpeshta të gurëve nga shpatet përreth.
Gjatë ditës së sotme, një masë e madhe shkëmbore është shkëputur nga mali dhe ka përfunduar në rrugë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në një automjet që po qarkullonte në atë segment.