Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë
Kronika
January 31, 2026 - 16:46
Dyshohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë kanë rrethuar zonën.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, motivet e së cilit pritet t’i hetojnë organet kompetente.
Në vendin e ngjarjes po ashtu është hasur një veturë e tipit BMW, që duket të jetë e aksidentuar.
