Një muaj paraburgim për 54-vjeçarin që dyshohet se dhunoi në motel një 13-vjeçare
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar paraburgim njëmujor ndaj të pandehurit T.P., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
Sipas vendimit të gjykatës dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, Shaqë Curri, paraburgimi është caktuar mbi dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Dhunimi”
Në njoftim nga gjykata, masa është vendosur në përputhje me kushtet ligjore të parapara nga Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës.
Paraburgimi ka filluar më 29 janar 2026, në orën 14:30 dhe do të zgjasë deri më 28 shkurt.
Kujtojmë se rasti ka të bëj me një burrë 54-vjeçar i cili është kapur në një objekt motelesh bashkë me një vajzë 13-vjeçare, për të cilën dyshohet se e ka dhunuar. /Zëri