Dogana dhe AKI-ja aksion për kontrollimin e barnatoreve, sekuestrohen medikamente në vlerë 10 mijë euro [video]

Dogana dhe AKI-ja aksion për kontrollimin e barnatoreve, sekuestrohen medikamente në vlerë 10 mijë euro [video]

Kronika January 29, 2026 - 17:43

Të enjten, Dogana e Kosovës në koordinim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë ka realizuar një operacion të përbashkët për kontrollimin e barnatoreve, që dyshohet se kishin dhe shisnin barna të kontrabanduara.

Bëhet e ditur se gjatë kontrolleve janë evidentuar disa prregullësi lidhur me disa medikamente pa dokumentacion përkatës dhe pa banderolla fiskale, ndërsa në disa lokacione të tjera nuk janë konstatuar shkelje, raporton Zeri.info.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar gjithsej 988 pako medikatmente, vlera e të cilave arrin në 10 mijë euro.

“Aksioni është zhvilluar në përputhje të plotë me procedurat standarde operative dhe paraqet një tjetër angazhim konkret të Doganës së Kosovës dhe institucioneve partnere në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim. /Zëri