Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor në Malishevë
Foto: Laura Hasani

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor në Malishevë

Kronika January 28, 2026 - 11:02

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja në pyetje e rreth 50 komisionerë për manipulim me rezultatin zgjedhor në Malishevë.

Ekonomia Online mëson se deri më tani 18 komisionerë janë ndaluar për 48 orë.

Aksioni ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Malishevë, e kujtojmë që për rezultat zgjedhor në Prizren premten që lamë pas u ndaluan 109 persona ndërsa, 28 u dërguan në paraburgim.