Tronditi qytetin me kallashnikov, Policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë
Të mërkurën në qendër të qytetit të Podujevës një person ka shtënë me kallashnikov dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me armën në duar.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orën 13:29, ndërkaq është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, por nuk janë goditur”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.
Nga i dyshuari është konfiskuar një “AK-47” me një karikator me 15 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje e mbetur në tentativë
Podujevë / 28.01.2026 - 13:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, por nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura. Nga i dyshuari është konfiskuar një “AK-47” me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri