Kamioni doli nga rruga, humb jetën afër Kriva Pallankës së Maqedonisë 56-vjeçari nga Kosova

Kamioni doli nga rruga, humb jetën afër Kriva Pallankës së Maqedonisë 56-vjeçari nga Kosova

Kronika January 21, 2026 - 13:47

Një aksident i rëndë rrugor me fatalitet ka ndodhur herët në mëngjes, në rrugën magjistrale nga pika kufitare Deve Bair drejt Kriva Pallankës, në territorin e fshatit Uzem.

Policia njofton se sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

“Më 21 janar 2026, rreth orës 04:50, një automjet transportues i markës ‘Scania’ me targa nga Kosova, i drejtuar nga N.H., 56 vjeç, nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konstatoi një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se shkaqet e aksidentit po hetohen.