Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva, që ishte shpallur i zhdukur para dy ditësh

Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva, që ishte shpallur i zhdukur para dy ditësh

Kronika January 20, 2026 - 11:29

Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.

Kështu u bë e ditur nga Ridvan Tahiri, vullnetar në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit.

Sipas Tahirit, 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e sotëm.