Arrestohet një person për vjedhje të veturës në Skënderaj
Kronika
January 15, 2026 - 23:13
Rreth orës 16:00, Policia në Skënderaj është njoftuar për vjedhjen e një veture në rrugën “Azem Bejta”, në Skënderaj.
Njësitë policore pas informatës së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprime operative-hetimore, të cilat pas disa orësh kanë rezultuar me lokalizimin e veturës së vjedhur.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngasësi i veturës së vjedhur është ndaluar nga policia, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar, raporton Zeri.info.
"Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri