Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person
Foto: Laura Hasani

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person

Kronika January 15, 2026 - 21:32

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30 Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me pasoja fatale, ku ishin të përfshira dy automjete.

"Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët  ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", ka thënë Ahmeti.  /Zëri