Tragjedi në Slloveni: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë
Një 28-vjeçar nga Kosova, Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Slloveni.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Turjakë, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimës dhe njoftoi se do të informojë për kohën e varrimit.
Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe përfshi nga flakët.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë raportuar edhe mediat në Slloveni.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /telegrafi
Përveç viktimës, dy persona të tjerë u lënduan.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, duke udhëtuar drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, u përplas me barrierën ndarëse dhe më pas u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku u përplas edhe një furgon.