Arrestohen katër persona, u konfiskohen mbi 25 mijë euro para dhe sasi të shumta të narkotikëve

Arrestohen katër persona, u konfiskohen mbi 25 mijë euro para dhe sasi të shumta të narkotikëve

Kronika January 15, 2026 - 10:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara janë arrestuar katër persona.

Rasti i parë i koduar “Pinku” ka ndodhur më datë 14.01.2026, rreth orës 15:20, në Fushë-Kosovë, ku një person është ndaluar dhe është arrestuar në flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike me një person tjetër.

“Gjate kontrollit të personit të parë janë gjetur 2 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 2 gramë, ndërsa gjate kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur: 9-qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gramë, 8 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gramë, para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celularë”, thekson PK-ja.

Më pas është urdhëruar që të kryhet një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Një armë e shkurtër

Një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit Kokainë me peshë 15.8 gramë

79 - copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gramë.

Një sasi e narkotikut të dyshuar të llojit kokainë ngjyrë e kuqe me peshë 2.6 gramë.

Një sasi e narkotikut të dyshuar të llojit mariuhanë me peshë 322.9 gramë.

Dy peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla.

Qese najloni të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Në anën tjetër, operacioni i dytë i Policisë, i koduar si “Dora e Kapur”, është realizuar më 14.01.2026, ku është kapur në flagrancë një mashkull, të cilit i janë gjetur 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë.

Po ashtu, është realizuar edhe bastisja në banesën e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar:

Substancë narkotike e dyshuar për Heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë),

Një pushkë gjuetie me 9 fishekë,

Para te gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro,

Një veturë,

Një peshore,

Dy telefona mobilë, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale. /Zëri