Prokuroria ndan pamje nga bastisja e të arrestuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë

Prokuroria ndan pamje nga bastisja e të arrestuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë

Kronika January 14, 2026 - 12:05

Gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë një person në Zveçan, i cili dyshohet se ka sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në prill të vitit 2023, shkruan Zeri.info.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndarë pamje nga bastisja dhe arrestimi i të dyshuarit S.R.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

I dyshuari për veprime të kundërligjshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës është ndaluar për 48 orë

Prishtinë, 14 janar 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.R.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin S.R. në Zveçan.

S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale.

Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.R. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me ligjet në fuqi. /Zëri