I zhdukur që nga 28 dhjetori, Policia ende në kërkim të tij
Kronika
January 14, 2026 - 08:47
Që nga 28 dhjetori është larguar nga shtëpia dhe më nuk dihet asgjë për fatin e një personi nga Prizreni, raporton Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, që nga ajo kohë nuk dihet as vendndodhja e tij.
Policia ka bërë të ditur janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.
Raporti i plotë, pa ndërhyrje:
Rastet e tjera - ngjarjet:
Person i zhdukur
Rr. “Gjin Muzaka”, Prizren, 28.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar. /Zëri