Arrestohet një 25-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për tri raste vjedhjesh
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet një 25-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për tri raste vjedhjesh

Kronika January 14, 2026 - 08:29

Njësitet policore të stacionit policor Qendra, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në së paku tri raste vjedhjeje në territorin e Prishtinës.

Si rezultat i veprimeve policore, është arrestuar i dyshuari D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, njofton Policia.

Pas arrestimit, sipas Policisë, me autorizim dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.