Policia po heton vdekjen e një burri në Emergjencën e Prizrenit

Policia po heton vdekjen e një burri në Emergjencën e Prizrenit

Kronika January 13, 2026 - 09:12

Një burrë ka vdekur të hënën në Prizren.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se burri është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e viktimës, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë, derisa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. /Zëri