Therje me thikë në një lokal në Klinë

Therje me thikë në një lokal në Klinë

Kronika January 13, 2026 - 11:53

Dy persona raportohet se janë therur me thikë në një lokal në qendër të Klinës.

Sipas mediave lokale, të lënduarit thuhet se janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Për momentin nuk ka detaje rreth këtij rasti.

“Zëri” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për një konfirmim zyrtar të rrethanave dhe gjendjes së të plagosurve dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.