Prishtinë: I erdhi mesazh për përditësim të dhënash, i vidhen mijëra euro nga kartela bankare
Kronika
January 11, 2026 - 09:15
Një rast keqpërdorimi i kartelave bankare ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë ka pësuar një grua.
Sipas raportit 24-orësh, ankuesja ka njoftuar se ka pranuar një mesazh në telefon, ku i kërkohej të përditësonte të dhënat e saj bankare, përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë.
Ajo ka klikuar në linkun e pranuar dhe ka përditësuar të dhënat e kërkuara, thuhet në raport.
Pak minuta më pas, ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj janë marrë para, si dhe nga kartela e firmës janë marrë mijëra euro.
“Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”, thotë PK.