Të shtëna armësh në një aheng në Shtime, arrestohen dy persona
Kronika
January 08, 2026 - 08:42
Të mërkurën rreth orës 22:45 në stacionin policor të Shtimes është raportuar se dyshohet se gjatë një ahengu ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Pas veprimeve policore janë identifikuar dy persona të dyshuar, me inicialet N.M., 31-vjeçar dhe A.M., 27-vjeçar.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve penale për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Përdorimi i armës’, si dhe vazhdimin e hetimeve”.
Në anën tjetër, Policia ka bërë thirrje te qytetarët që të festojnë pa përdorur armët, sepse në këtë mënyrë cenohet rendi dhe siguria publike. /Zëri