Policia konfirmon: Protesta në Prishtinë u përmbyll e qetë, pa incidente
Foto: Laura Hasani

Policia konfirmon: Protesta në Prishtinë u përmbyll e qetë, pa incidente

Kronika October 01, 2026 - 18:46

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se, protesta e mbajtur sot në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përfundoi rreth orës 17:50, në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se janë ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjen e protestës në aspektin e sigurisë, raporton Zeri.info.

"Protestimi në mënyrë të qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të protestës paqësore", thuhet në njofitmin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, lidhur me protestën e mbajtur sot në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ashtu siç kishte paralajmëruar ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e protestës në aspektin e sigurisë, e cila përfundoi rreth orës 17:50 në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.

Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në protestë dhe qarkullimit në trafikun rrugor.

Protestimi në mënyrë të qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të protestës paqësore.