Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona 

Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona 

Kronika January 03, 2026 - 19:05

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Slivovë, ku e përfshirë ka qenë vetëm një automjet.

Si pasojë  e aksidentit, janë lënduar tre persona, dhe me këtë rast, janë duke u marrë njësiti i trafikut rajonal.

‘’Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, është njoftuar për Gazetën Express, nga zëdhënësja e PK’së, Flora Ahmeti.