Të plagosurit nga rasti në Podujevë janë jashtë rrezikut për jetë, po trajtohen në QKUK
Foto: Laura Hasani

Të plagosurit nga rasti në Podujevë janë jashtë rrezikut për jetë, po trajtohen në QKUK

Kronika January 04, 2026 - 22:46

Dy të lënduarit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, Drejtori i Emergjencës në QKUK.

Ai tha se të lënduarit janë të moshës së re dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla. /klankosova