Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, tre të lënduar

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, tre të lënduar

Kronika January 03, 2026 - 16:23

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vet-aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshati Slivovë.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.