Aksident i rëndë në autostradë, rrokulliset një kamion [video]

Aksident i rëndë në autostradë, rrokulliset një kamion [video]

Kronika December 15, 2025 - 14:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në autostradë, konkretisht afër Mazgitit.

Duke u bazuar në pamjet që ka siguruar Indeksonline, një kamion shihet të jetë rrokullisur në dalje të autostradës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca, megjithatë nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth këtij aksidenti.