Prangosen gjashtë persona për kontrabandim mallrash, u zunë në një rrugë malore në veri
Gjashtë persona janë arrestuar për kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës.
Policia njoftoi se të enjten në mbrëmje në fshatin Rujishte në një rrugë malore njësitë policore kanë ndalur katër automjete me targa të Serbisë, të cilat dyshohen se kishin mall të kontrabanduar, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.
Në automjete kishte mall si tekstil, gjësende ushqimore e produkte të mishit. Gjashtë të arrestuarit janë dërguar më pas në Stacionin Policor Mitrovicë veri.
“Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i Shtetit, me urdhrin e të cilit rasti iniciohet ‘Kontrabandimi me mallra’ dhe ‘Kalimi ilegal i kufirit’ dhe pas intervistimit personat e dyshuar të lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.