Kalim ilegal i kufirit në Zubin Potok, gjashtë të dyshuar shoqërohen në Polici
Kronika
December 12, 2025 - 09:45
Gjashtë meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor, pasi me automjete kishin kaluar kufirin ilegalisht.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, në Zubin Potok, raporton Zeri.info.
“Fsh. Rujishte, Zubin Potok / 11.12.2025 – 18:30. Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri