Burri e bën për spital gruan e tij në Lipjan
Kronika
December 12, 2025 - 09:37
Një burrë ka sulmuar fizikisht një gruar pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur në Lipjan, gjatë ditës së djeshme, raporton Zeri.info.
“Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici dhe më pas i liruar me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Lipjan 11.12.2025, 23:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri