Drenicasi e bën për spital të dashurën, arrestohet
Kronika
December 06, 2025 - 10:19
Një person është arrestuar të premten në Skenderaj.
Policia ka bërë të ditur se ai është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Zeri.info.
I dyshuari është dërguar në mbajte.
Raporti i plotë nga Policia:
Skenderaj 05.12.2025 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.