Zhduken një djalë dhe një vajzë e mitur në Vushtrri

Zhduken një djalë dhe një vajzë e mitur në Vushtrri

Kronika December 06, 2025 - 09:50

Në dy raste të ndara janë raportuar dy të mitur si të zhdukur në Vushtrri.

Në rastin e parë, një grua, ka raportuar në Polici se, djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti nën hetime, transmeton Zeri.info.

Ndërkohë në rastin e dytë, në fshatin Kollë të Vushtrrisë, babai ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është duke u hetuar nga Policia. /Zëri