Detaje të reja rreth vdekjes së 15-vjeçarit: U vra për një koment, u qëllua 4 herë me thikë nga bashkëmoshatari [video]

Detaje të reja rreth vdekjes së 15-vjeçarit: U vra për një koment, u qëllua 4 herë me thikë nga bashkëmoshatari [video]

Kronika December 05, 2025 - 02:55

Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari i plagosur një javë më parë me thikë në Durrës.

Burime nga reanimacioni i Spitalit Nënë Tereza, njoftuan se adoleshenti i ardhur nga qyteti Durrësit 7 shtatë ditë më parë për ndihme mjekësore, i cili kishte një plagë në trup në pjesën e gjoksit nga goditje me thikë nuk ka arritur të mbijetojë. Në lidhje me vdekjen e tij spitali ka njoftuar policinë dhe autoritetet e morgut për ekspertizën dhe veprimet e nevojshme hetimore.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 25 nëntor në qytetin e Durrësit ku 15 vjeçari u qëllua katër herë me thikë nga një 14 vjeçar që jetonte në të njëjtën lagje. Shkak i ngjarjes tragjike ishte një konflikt mes adoleshenteve për komentet në rrjetet sociale. Për shkak të debatit ata kanë lënë të takohen por sipas dëshmisë së dhënë në polici nga 14-vjeçari i arrestuar për krimin, të dy kanë marrë shokët me vete dhe thika e sende të forta nga frika e përplasjes fizike.

Pasi janë takuar ata kanë debatuar me njeri tjetrin, e më pas janë përfshirë në konflikt fizik. I mituri i dyshuar si autor i ngjarjes ka pretenduar se veproi për vetëmbrojtjes, por sipas policisë, ai e ka qëlluar 15-vjeçarin katër herë me thikë në mënyrë të rrezikshme duke e plagosur rëndë. Adoleshenti fillimisht u dërgua në spitalin e Durrësit ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e më pas u transferua në Tiranë për trajtim të specializuar por  nuk arriti të mbijetojë. /abcnews