Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Podujevë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Podujevë

Kronika November 14, 2025 - 10:51

Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim të Prokurorisë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili shihet në një fotografi të publikuar nga Policia.

Sipas njoftimit zyrtar, personi dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Policia apelon te qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin 192 ose përmes e-mailit zyrtar [email protected].

Hetimet për rastin janë në vazhdim.