Policia në Vushtrri arreston një person të dyshuar për përdorim të armës
Kronika
November 13, 2025 - 17:15
Një person 34-vjeçar është arrestuar në Vushtrri për posedim të paligjshëm të armëve, të enjten.
Policia përmes njoftimit ka bërë të ditur se arrestimi erdhi pas realizimit të një bastisjeje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë, ku është gjetur një armë e gjatë e llojit AK-47 dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
“Personi i dyshuar, shtetas i Republikës, i moshës 34-vjeçare, është arrestuar dhe pas intervistimit, me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas policisë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. /Zëri