Policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë pas alarmit për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë

Policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë pas alarmit për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë

Kronika November 12, 2025 - 17:09

Policia e Kosovë ka konfirmuar për “Zërin” se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë pas alarmit për një mjet shpërthyes në një shkollë në Fuhshë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se njësitet e policisë që ishin angazhuar në këtë rast, s’kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme” tha Ahmeti.

Ndryshe, rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë-Kosovës. /Zëri