Alarm për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Alarm për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë

Kronika November 12, 2025 - 15:20

Një informatë që ndërlidhet me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë-Kosovës është pranuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë-Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, deklaroi Ahmeti. /Zëri