Fjalët e ndjera të babait të studentes që vdiq në Tetovë: Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve
Foto: Facebook

Fjalët e ndjera të babait të studentes që vdiq në Tetovë: Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve

Kronika November 06, 2025 - 21:28

Ka reaguar me dhimbje babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë.

Përmes një postimi me fotografi të së ndjerës, Arbër Spahija shkruan: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”.

E reja do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.

Lidhur me rastin, gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.