Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
Kronika
November 06, 2025 - 15:27
Është intervistuar një i afërt i Millan Vukashinoviqit, i cili u plagos e më pas dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq.
Intervistimin e tij e ka konfirmuar për Ekonominë Online zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Është inverstu një person, e që është i afërt i viktimës”, ka treguar ai.
Kujtojmë se Vukashinoviqi është rrëmbyer më 1 nëntor dhe se nga ajo ditë nuk dihet asgjë.
Ndërkohë që avokati i tij, Ivan Niniq, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrisë serbe, por edhe ndaj grupit të kryeterroristit Millan Radoiçiq për veprën penale “Tentim vrasjeje”.