Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i aksidentit
Policia shqiptare ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçar.
32-vjeçari i identifikuar me inicialet H.B., duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë ka vdekur.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin ‘Ismail Qemali’, duke drejtuar automjetin tip ‘Porsche’, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip ‘Trinity’, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë ka vdekur”, thuhet në njoftim.