Një muaj paraburgim ndaj prokurorit Beqë Shala
Kronika
October 28, 2025 - 18:11
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim prokurorit Beqë Shala i arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, po ashtu gjykata vlerësoj se çdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, thuhet në komunikatë.